Në rrugën “Elhami Hasani” në Ferizaj, dje rreth orës 16:30, një person ka raportuar në polici se cak i hajnave ishte shtëpia e vëllait të tij, i cili jeton jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se viktima ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së vëllait të tij dhe sipas tij ata kanë vjedhur një armë, e cila ishte me leje.
Gazeta Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe lidhur me rastin janë iniciuar hetimet.