Një lokal në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj ka qenë cak i hajnave, mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:30, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Muhamet Jahiri, i cili tha se persona të maskuar kanë arritur që nga lokali të vjedhin 10 kompjuterë.
Vlera e tyre, sipas Jahirit, është rreth 8 mijë euro.
“Dje, rreth orës 04:30 një person ka raportu se persona të panjohur të maskuar, pasi kanë hapur me forcë lokalin e tij në rrugën “Tahir Sinani”, kanë vjedhur 10 kompjuterë në vlerë 8 mijë euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, tha Jahiri./Gazeta Sinjali/