Pothuajse çdo ditë punëtorët e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kryejnë kontrolle për të parandaluar keqpërdorimin apo vjedhjen e energjisë elektrike.
Gjatë këtyre kontrolleve ditore, sipas REL-it, rreth 25-30 shtëpi apo biznese kapen duke vjedhur rrymë.
Përqindja e keqpërdorimeve të evidentuara nga kontrollet gjatë vitit të kaluar është 6.7.
Për dallim nga vitet e kaluara, duke marr shembull që gjatë vitit 2013 humbjet nga rrjeti energjetik shkaku i keqpërdorimeve ishin 31%, këto dy vitet e fundit sipas statistikave është shënuar përqindje më e vogël e keqpërdorimeve.