image Vjedhja e rëndë në shkollën "8 Marsi" në Pejë, arrestohen dy persona

Siguri

Vjedhja e rëndë në shkollën “8 Marsi” në Pejë, arrestohen dy persona

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim të paautorizuar të armës”, raporton Gazeta Sinjali.

F.D., i lindur në vitin 1999 po dyshohet se më 17 janar, rreth orës 07:40, ka vjedhur dy televizorë, një lap-top në ShFMU “8 Marsi”, në Pejë.

22-vjeçari u arrestua sot, dy ditë pas rastit.

Ndërkaq, me urdhër të Gjykatës është bastisur shtëpia e personit të cilit dyshohet se F.D., ia ka shitur pajisjet që i kishte vjedhur në shkollë.

Në shtëpinë e tij, Policia njofton se ka gjetur dhe ka sekuestruar tre televizorë, dy lap-top dhe një tastierë.

Po ashtu, gjatë këtij kontrolli, është gjetur edhe një armë pa leje, e tipit “Zoraki”, kalibri 7.65 mm, një karikator dhe dy fishekë, që po ashtu janë sekuestruar.

22-vjeçari dhe blerësi i sendeve të vjedhura, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga Policia, me urdhër të Prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/