image Shën Valentini i dëshpëruar për dy personat në Klinë - vjedhin 14 shishe me alkool

Kosovë

Siguri/ Shën Valentini i dëshpëruar për dy personat në Klinë – vjedhin 14 shishe me alkool

news image

Dy persona janë arrestuar mbrëmë, pasi dyshohen se iu kanë shmangur pagesës së shisheve të alkoolit që kishin marrë në një market në Klinë.

Raportohet se të dyshuarit rreth orës 17:00 kishin marrë 14 shishe në një market dhe kanë tentuar t’i shmangen pagesës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/