image Vjedhën energjinë elektrike, arrestohen 11 persona në Shqipëri - Sinjali

Vjedhën energjinë elektrike, arrestohen 11 persona në Shqipëri

news image

Gjatë kontrolleve me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, policia shqiptare ka evidentuar 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku si pasojë janë arrestuar 11 persona.

Ata janë kapur duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose me ndërhyrje në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet në varësi të DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. S. dhe A. O., H. B., A. B. dhe H. Zh., janë proceduar penalisht shtetasit L. Z. dhe P. D., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit M. G., B. Ç., N. Ç., M. G., S. M., M. H. dhe B. D, shkruan TCH.

Në Berat u arrestuan në flagrancë shtetasit R. S., Y. A., B. Z. dhe R. B., si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. B. Ndërsa , në Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., u proceduan penalisht shtetasit A. B., A. N., B. N. dhe H. N., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit N. K. dhe Sh. G., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u proceduan penalisht shtetasit L. Gj., Rr. A., B. M. dhe R. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y. B.

Në Vlorë u procedua penalisht shtetasi M. I. dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. M. dhe A. K. Kurse në Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit: F. F., P. L., Rr. L., A. K., P. K., Ç. M. dhe M. D., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi P. Gj.

Po ashtu në Dibër u proceduan penalisht shtetasit L. B., H. B., Sh. I. dhe A. B., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Bulqizë u shpall në kërkim shtetasi B. Gj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua në flagrancë shtetasi N. G. dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T. Ndërsa në Kurbin u procedua penalisht shtetasi L. M.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin