image Vizita në Strasburg, Kurti takon eurodeputetët e grupit më të madh në PE, diskutohet për takimin e 18 marsit

Politikë

Vizita në Strasburg, Kurti takon eurodeputetët e grupit më të madh në PE, diskutohet për takimin e 18 marsit

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur qëndrimin dyditor në Strasburg të Francës duke u takuar me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl nga Austria, Michael Gahler, Rainer Wieland dhe Niklas Herbst nga Gjermania, Karlo Ressler nga Kroacia, Franc Bogovic nga Sllovenia dhe Vladimir Bilcik nga Sllovakia.

I shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, Kurti i njoftoi eurodeputetët europianë për zhvillimet e fundit në vend, për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Europian, për aplikimin në Këshillin e Europës.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u bisedua edhe për takimin e 18 marsit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“U folë edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, mundësitë që paraqet dhe pritjet nga ai takim”, njoftoi ZKM-ja.

Eurodeputetët dhanë vlerësimin e tyre pozitiv dhe shprehen mbështetjen e plotë ndaj reformave të qeverisë, përparimit demokratik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, sipas ZKM-së.

Kurti po qëndron në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në.

/GazetaSinjali