image Vizita e Presidentes së Hungarisë, Policia paralajmëron ndërprerje të qarkullimit në trafik

Kosovë

Vizita e Presidentes së Hungarisë, Policia paralajmëron ndërprerje të qarkullimit në trafik

news image

Për shkak të vizitës së nesërme të presidentës së Hungarisë Katalin Novak, policia e Kosovës ka njoftuar se nesër (e martë) dhe pasnesër (e mërkurë) do të ketë ndërprerje të trafikut në disa segmente të rrugëve në intervale të shkurtra kohore;

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në njoftimin e policisë ndër tjera.

/GazetaSinjali/