Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka përshëndetur vizitën që Albin Kurti ka bërë te varri i Ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Sipas Sejdiut, veprimi i sotëm i Kurtit ndikon në klimën politike në vend
“Ishte një veprim institucional normalisht me vullnetin e tij, por që ndikon mirë në klimën politike në vend”, ka thënë Sejdiu për RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se në Kosovë njerëzit duhet të mësojnë vetën të dëgjojnë edhe mendime të kundërta.
“Shumësia e mendimeve është e domosdoshme për demokracinë. Kjo më së shumti vlen edhe për vendin tonë si një vend i ri… Praktikat e totalitarizmit dhe autoritarizmit nuk janë të mira dhe është mirë që nuk janë të pranishme në Kosovë”./Gazeta Sinjali/