image Sejdiu: Kosova e ka për borxh ta krijojë Asociacionin, por jo siç e kërkon Beogradi

Politikë

Sejdiu: Kosova e ka për borxh ta krijojë Asociacionin, por jo siç e kërkon Beogradi

news image

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Sejdiu ka thënë se Kosova e ka borxh që ta ndërtojë një mekanizëm, por jo si e kërkon Beogradi, për komunitetin serb në Kosovë.

Sipas tij, mund të krijohet një Asociacion një mekanizëm i bashkëpunimit të ndërsjellë të komunave serbe për çështje të implementimit të politikave që janë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

“Unë besoj që Kosova ka borxh ta ndërtojë një mekanizëm, por jo si e kërkon Beogradi për komunitetin serb të Kosovës. Mund të krijohet një Asociacion një mekanizëm i bashkëpunimit të ndërsjellë të komunave serbe për çështje të implementimit të politikave që janë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, që janë të përputhshme me gjithë sistemin legjislativ të saj dhe me strukturën shtetërore në hierarkinë shtetërore. Çdo insistim i daljes jashtë saj dhe i një mekanizmi që përjashton esencën e të qenurit të Kosovës një subjekt që është tërësia territoriale dhe i mekanizmave të veprimit të shtetit të Kosovës, do të rrezikonte shtetin e Kosovës”, tha ai në DW.           

/GazetaSinjali/