image Ish-presidenti Sejdiu: Lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re

Politikë

Ish-presidenti Sejdiu: Lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re

news image

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se vrasja sotme e Afrim Bunjakut, rreshter i Policisë së Kosovës nuk mund të konsiderohet e rastësishme dhe as si ndeshje me grupe kriminale, por është një goditje e qëllimshme kundër pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, ky është një paralajmërim se lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re.

“Të mbështetur, si gjithmonë gjer më tani, këto grupe kriminale duan goditje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Destabilizimi i Kosovës dhe pengimi i zhvillimit të saj “deri në dështim” janë qëllimi”, ka shkruar ai në Facebook.

“Loja e rrezikshme të cilën Serbia po e luan, sigurisht se është edhe përtej këtij qëllimi. Ndërlidhja e saj me zhvillimet e tjera të rajonit, si ato në Bosnje janë vetëm një tregues se ajo i nxitë dhe i do krizat si mjet mbijetese. Është momenti i fundit që të kuptohen këto ogure që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Fatmir Sejdiu.

/GazetaSinjali/