image Vizita 'blic' e Kurtit në Tiranë, e zë në befasi edhe Vetëvendosjen

Politikë

Vizita ‘blic’ e Kurtit në Tiranë, e zë në befasi edhe Vetëvendosjen

news image

Një udhëtim i paparalajmëruar për në Tiranë gjatë mesditës, ka zënë në befasi mediat në Shqipëri e Kosovë, por edhe vetë partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje. Kryeministri Kurti është shfaqur në mesditë në një prej vilave në Shqipëri, në pritje të takimit me kryeministrin Rama, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Vetëvendosjes, Përparim Kryeziun për të pyetur rreth arsyes së vizitës, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Ndërsa në pyetjet tona dërguar kabinetit të tij dhe deputetëve nga Vetëvendosje, ata janë përgjigjur se nuk posedojnë informacione rreth kësaj vizite.

Largimi i kryeministrit Kurti me vrull nga konferenca pas takimit me SBAShK-un, me pretendimet se e pret një takim urgjent, e paska pasur si destinacion Tiranën.

/GazetaSinjali/