Vivien dhe Getinjo tashmë kanë krijuar një lidhje Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Bukuroshja ka folur me Edonin dhe Gjonin për lidhjen e saj me Getin.
Ajo është shprehur se nuk e di se çfarë do të ndodh kur të dalin nga shtëpia e BBVK-së.
Tutje, ajo është shprehur se nuk e di se si po e shohin jashtë prindërit e saj, lidhjen me Getinjon, madje u shpreh se ajo nuk është mësuar të dal me djem me tatuazhe.
“Kam hall se s’duan, se ata nuk janë mësuar të dalë me një çun me tatuazhe. Gjithmonë kam qenë me çuna të urtë”, u shpreh ajo.