image "Viva Fresh" në Gjilan nuk i përfill vendimet e qeverisë, vazhdon punën edhe sot

Kosovë

“Viva Fresh” në Gjilan nuk i përfill vendimet e qeverisë, vazhdon punën edhe sot

news image

Supermarketi “Viva Fresh Store” në rrugën e Prishtinës në qytetin e Gjilanit po vazhdon punën edhe sot, përkundër masave të qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar një foto të kuponit fiskal, pas kryerjes së blerjeve në këtë supermarket.

Në këtë kupon shihet se blerja është kryer sot, para gjysmë ore, saktësisht në orën 16:41.

Ky supermarket po vazhdon punën pa u penguar nga askush, ani pse vendimi i qeverisë që u ndalon punën supermarketeve deri nesër në orën 05:00, obligon organet kompetente të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, atyre që nuk e respektojnë këtë masë./Gazeta Sinjali/