Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se dy rastet e vdekjes në Deçan nuk kanë të bëjnë me helmimet e fundit që kanë ndodhur, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë deklaratë Vitia e bëri në Deçan, ku edhe u takua me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
“Dy rastet e vdekjes nuk kanë të bëjnë fare me situatën aktuale, me situatën e krijuar”, deklaroi Vitia. /Gazeta Sinjali/