image Vitia tregon nëse mund të hapen xhamitë në ditët e fundit të Ramazanit

Kosovë

Pandemia/ Vitia tregon nëse mund të hapen xhamitë në ditët e fundit të Ramazanit

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se xhamitë në Kosovë nuk do të hapen as në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai në një konferencë për media bashkë me myftiun Naim Tërnava ka thënë se duke marrë parasysh përhapjen e virusit Covid-19 akoma nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive, duke shtuar se kërkon mirëkuptimin që gjithmonë e ka gjetur edhe nga Bashkësia Islame edhe nga besimtarët se nuk janë kushtet për të bërë këtë.

“Pas konsultimit me IKSHPK-në, me mekanizma ndërkombëtarë si OBSH dhe UNDP i informova BIK-un për situatën epidemiologjike në terren dhe me keqardhje kërkova dhe u dakorduam që akoma situata s’ka kaluar rreziku. Situata është ende e rrezikshme. Në 4-5 ditët e fundit kemi parë rritje të rasteve që na bën të frikësohemi. Kërkuam mirëkuptimin që s’ka munguar që nga dita e parë që këto masa duhet të vazhdojnë edhe për një kohë në mënyrë që shëndeti të ruhet mbi të gjitha”, tha Vitia.

Ndërsa, Tërnava u shpreh falënderues për bashkësitë fetare, qytetarët për durimin që kanë treguar deri tani dhe bëri thirrje që masat të vazhdojnë të respektohen në mënyrë që të ketë sa më pak pasoja. /GazetaSinjali/