image Tërnava në takim i ankohet shefit të EULEX-it për bllokimin e rrugëve: Nuk është në rregull

Sociale

Tërnava në takim i ankohet shefit të EULEX-it për bllokimin e rrugëve: Nuk është në rregull

news image

Myftiu Naim Tërnava e ka pritur në vizitë shefin e ri të Eulex-it Giovanni Barbano.

Në festën e Kurban Bajramit, Tërnava i ka thënë shefit të EULEX-it, se nuk është në rregull që rrugët në Graqanicë janë mbyllur.

“Uroj që situata në veri të vendit të kthehet në normalitet. Në Kosovë s’mund të ketë dy ligje, dy kushtetuta. Duke pasur parasysh edhe specifikat që mund t’i kenë komunitetet, shembull sot është ditë Bajrami ndërsa rrugët në Gracanicë janëtë bllokuara. Nuk është në rregull”, tha Tërnava.

Ndërsa, Barbano i tha Tërnavës se EULEX-i do të luajë rolin e tij dhe do të sigurojë që do të ketë trajtim të barabartë për të gjithë.

“Unë e vlerësova deklaratën tuaj sot në mënyrë që të ketë dialog duke respektuar të drejtat e minoriteteve, grupeve dhe të gjitha kulturave”, tha Barbano.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga në Graqanicë do të jetë e mbyllur nga ora 7:00, deri në përfundimin e festës së Vidovdanit.

Unë e vlerësova deklaratën tuaj sot në mënyrë që të ketë dialog duke respektuar të drejtat e minoriteteve, grupeve dhe të gjitha kulturave”, tha Barbano.

/GazetaSinjali/