Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar masa të reja më rigoroze për parandalimin e koronavirusit në Kosovë.
Masat e reja, ai ka paralajmëruar se do të hynë në fuqi sonte në orën 00:00, e të cilat fillimisht do të jenë të njëjta, pa ndryshime, shkruan Gazeta Sinjali.
Vitia tha se masat dhe kufizimet e reja do të bëhen publike brenda dy ditëve, ndërsa deri atëherë do të vazhdohet me masa të njëjta siç janë aktualisht.
“Këto masa do të jenë në fuqi, e masat më rigoroze do të bëhen publike dhe do të hynë në fuqi brenda dy dite”.
“Mbrëmë kemi biseduar me ekspertë të fushës, para pak minutash kanë ardhë rekomandimet e reja. Sonte vendimet do të merren në mënyrë parciare për të gjitha komunat, pastaj masat do të ndryshojnë”, deklaroi Vitia. /Gazeta Sinjali/