image Vitia: Të rinjtë po kanë simptoma të rënda nga varianti Delta

Shëndetësi

Vitia: Të rinjtë po kanë simptoma të rënda nga varianti Delta

news image

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë për media është shprehur se varianti Delta po është më agresiv se variantet e tjera të COVID-19 që po prek edhe moshat e reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Vitia tha se të rinjtë të cilët po preken nga ky variant i virusit po kanë simptoma të forta.

 “Duket se në mesin e qytetarëve por jo vetëm është krijuar një ide se ky variant edhe pse po shpërndahet më shpejtë është më i lehtë se variantet paraprake. Me shumë keqardhje më duhet të ju them se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ky variant në studimet e fundit tregon se përveç shpërndarjes shumë më të shpejtë se variantet tjera paraprake, është edhe një nga viruset më agresive respiratore për momentin. Shpërndarja e tij është me e shpejt se sa gripi i zakonshëm, dhe ekuivalentë me linë e ujit që është sëmundja më ngjitëse që njehë sot shkenca. Një pjesë e madhe e moshave të reja po kanë simptome edhe të rënda”.

Ministri Vitia u shpreh se si rezultat i kësaj është përkeqësuar situata me COVID-19 në spitale.

“Kjo natyrisht ka përkeqësuar situatën edhe në spitalet tona ku për një kohë shumë të shkurtër janë mbushur me pacientë me COVID. Gjatë takimit me komitetin e SHSKUK, kjo ishte brenga kryesore e profesionistëve tanë. Fal angazhimit të personelit shëndetësorë në spitale janë rritur kapacitetet dhe përkundër vështirësive të shumta me të cilët po përballen ata, situata është në kontroll”, tha ndër të tjera minstri Vitia. /GazetaSinjali/