image Tahiri kritikon Qeverinë se nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog për liberalizimin e vizave

Politikë

Tahiri kritikon Qeverinë se nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog për liberalizimin e vizave

news image

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhfer Tahiri, në një konferencë për media ka thënë se Qeveria nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog me shtetet e Bashkimit Evropian për ta ofruar liberalizimin e vizave.

Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji për politikën e jashtme dhe sipas tij Qeveria nuk po e shfrytëzon rastin që e ka për të arritur liberalizimin e vizave.

“Më shqetëson fakti nëse Qeveria nuk ka pasur informacion mbi kërkesat e reja të shteteve anëtare të BE-së, qoftë kërkesa teknike. Qeveria jonë nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog me vendet anëtare veç e veç por po ashtu vërteton se Qeveria është pa strategji në politikën e jashtme. Qeveria duhet t’i marrë obligimet e saj dhe të garantojë se mund t’i përmbushë obligimet e saj. Qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë momentumin historik, edhe të luftës në Ukrainë, dhe të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës”. tha Tahiri.

Sipas Xhafer Tahirit, Vetëvendosje po ua humb qytetarëve shansin për liberalizim të vizave.

“Është kjo Qeveri, kjo shumicë që më 2016 e bllokoi liberalizimin, sot është fat që në Kosovë nuk kemi asnjë parti politike që kundërshton përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave siç ishte më 2016 kur VV-ja ia humbi këtë rast qytetarëve.” tha Tahiri

Tahiri ka folur edhe për Raportin e Progresit për të cilin tha se disa herë është cekur se nuk ka progres në Kosovë.

“Komisioni Evropian e konfirmoi se në Kosovë nuk ka progres në fushat kyçe të vlerësimit për integrimin evropian. Në asnjë fushë të vlerësimit për Kosovën për fat të keq Komisioni Evropian nuk përmend se ka progres. Më e rëndësishmja është dështimi i madh në shëndetësi. Raporti për Kosovën e konfirmon situatën e rëndë për Kosovën. Një fushë tjetër është dështimi në fushën legjislative. Raporti konfirmon dështimin në reformën legjislative sepse qeveria edhe pse e ka shumicën ajo dështon të bëjë kuorumin. Vendi ynë meriton ndryshim më të shpejtë ndërsa qytetarët tanë meritojnë më mirë se kjo qeverisje.” ka thënë Xhafer Tahiri ne konferencë për media.

/GazetaSinjali/