image FFK nesër mban konferencë për media/ Prezantohet përzgjedhësi i ri?

Futboll

FFK nesër mban konferencë për media/ Prezantohet përzgjedhësi i ri?

news image

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet një konferencë për media.

Në këtë konferencë pritet që të emërohet trajneri i ri i kombëtares së Kosovës dhe sipas të gjitha gjasave, ai pritet të jetë francezi Alain Giresse.

Ish-mesfushori pritet të marrë drejtimin e Kosovës pas shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes i cili u shkarkua nga Federata e Futbollit të Kosovës në muajin shtator të vitit të kaluar pas rezultateve të dobëta me kombëtaren dardane.

Konferenca do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00. /GazetaSinjaliSporti/