image Vitia takon ambasadorin Grandahl, Norvegjia e gatshme të ndihmojë Kosovën në shëndetësi

Kosovë

Pandemia/ Vitia takon ambasadorin Grandahl, Norvegjia e gatshme të ndihmojë Kosovën në shëndetësi

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grandahl.

Nga ministria bëjnë të ditur se ambasadori Grendahl tha se populli i Norvegjisë, përpos kontributit në vlerë prej 500 mijë eurosh në kuadër të fondit të Bashkimit Evropian në ndihmë për Kosovën, është i gatshëm që edhe në të ardhmen të kontribuojë për çfarëdo që paraqitet nevoja në kuadër të ndihmesës për shëndetin publik.

Vitia e falënderoi ambasadorin e Norvegjisë për kontributin e dhënë si dhe tha se i gjithë kjo punë e bërë është falë angazhimit ekipor në radhë të parë të punonjësve shëndetësor, si dhe të gjithë akterëve të tjerë të përfshirë në prevenimin e përhapjes së pandemisë e cila është kërcënim për të gjithë botën.

Ministri Vitia e njoftoi po ashtu edhe me kapacitetet aktuale të Kosovës si dhe parapërgatitjet për të ngritur këto kapacitete që të jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me të gjitha skenarët. Njëkohësisht ministri Vitia e njoftoi për ofrimin e ndihmës nga ana e punonjësve shëndetësor për të gjitha komunitetet në çdo komunë të vendit dhe se po përdoren protokolet më efektive për trajtimin e pacientëve./Gazeta Sinjali/