image Vitia sot takohet me Tërnavën, vendosin për namazin e xhumasë dhe namazet tjera

Kosovë

Koronavirusi/ Vitia sot takohet me Tërnavën, vendosin për namazin e xhumasë dhe namazet tjera

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të takohet sot me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava për të vendosur në lidhje me faljen e namazit të xhumasë dhe namazeve tjera për shkak të rrezikut nga pandemia Covid-19.

Gazeta Sijnali ka kontaktuar me sekretarin e BIK-ut, Ahmet Sadriun, i cili ka treguar se takimi do të mbahet në orën 10:30.

“Takimi është caktuar të mbahet sot në orën 10:30”, ka thënë Sadriu.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje në një konferencë të jashtëzakonshme ka pohuar se do të koordinohet me BIK-un për një vendim.

“Me Bashkësinë Islame do të vëmë kontakt qysh sot dhe do të koordinohemi në këtë drejtim në më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve në këtë rast”, ka thënë Vitia.

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni ka vendosur që namazi i xhumasë të falet në xhami, derisa namazet tjera besimtarët t’i kryejnë në mënyrë individuale në shtëpitë e tyre.

Deri tash, në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë pacient i infektuar me koronavirus. /Gazeta Sinjali/