image Vitia: Shumë shpejt mbërrijnë 500 mijë vaksinat që janë donacion nga ShBA-ja

Kosovë

Vitia: Shumë shpejt mbërrijnë 500 mijë vaksinat që janë donacion nga ShBA-ja

news image

Në konferencën për media që është duke u mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të mbajtur pas situatës së krijuar me pandeminë në vend, ministri i Shëndetësisë është pyetur nga gazetarët se a ka mjaftueshëm vaksina.

Ministri është përgjigjur se “Natyrisht, sa kemi vaksina në stoqet tona, aq janë edhe terminët për vaksinë. Në momentin që kemi më shumë vaksina, atëherë punohet edhe të shtunën siç është punuar”, tha ai.

Gjatë kësaj konference, Vitia bërë të ditur se do të arrijë një kontingjent i vaksinave Pfizer nga SHBA, ku sipas tij, pastaj do të vijojë puna edhe vikendeve. /GazetaSinjali/