Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të mbajtur për gjendjen aktuale në Kosovë me koronavirus tha se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekluare në IKSHPK para dy ditësh me urgjencë janë porositur 7 mijë teste.
Vitia gjithashtu deklaroi që deri më tani në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë rreth 1 mijë teste.
“Janë rreth edhe 1 mijë teste në stokun e Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe pardje me urgjencë janë porositur edhe 7 mijë të tjera, që do të vijnë në fillim të javës së vjen, por ndërkohë është paraqitur edhe kërkesa për teste shtesë pas këtyre”, ka thënë Vitia.
Në Kosovë deri më tani janë të infektuar 20 persona me virusin Covid-19./ Gazeta Sinjali/