image Rama - Vitisë: Si do t'i bësh 2 mijë e 600 parkingje me 1 milion euro, 15 euro për m2?

Rama – Vitisë: Si do t’i bësh 2 mijë e 600 parkingje me 1 milion euro, 15 euro për m2?

news image

Për herë të parë për rundin e dytë të zgjedhjeve të 14 nëntorit, kandidatët për kryetarë të komunës së Prishtinës, Përparim Rama nga LDK dhe Arben Vitia nga LVV janë përballur me njëri tjetrin, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa Vitia po prezantonte planin e tij për parkingje, ndërhyri Rama nga LDK, i cili tha se si është e mundur me 1 milion euro të ndërtohen 2 mijë e 600 parkingje.

Është e caktume 1 milion euro, a janë këto nënkalime mbitokësore, nëntokësore, a janë ekzistuese, a janë vetëm lyerje të vijave”, tha Rama.

Ndërkaq Vitia iu përgjigj se plani për këto parkingje është që të jenë mbitokësore dhe ndërtesa.

Rama vazhdoi tutje duke thënë se kostoja e këtij plani nuk është kalkuluar si duhet.

“1 milion euro për 2600 parkingje të cilat janë parkingje të ndërtesave, po i bie që për 2600 parkingje, ju po mendoni që mund t’i ndërtoni për 15 euro për m2 këto ndërtesa. Kush ju ka kalkulu, se ju po punoni me ministri të ndryshëm, ju më thatë që po punoni me ekspertë, ekspertë po i kalkuojnë këto, këto janë kalkulime të gabuara, 1 milion euro për ndërtesa”, tha Rama. /GazetaSinjali/