image Vitia paralajmëron aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Shëndetësi

Vitia paralajmëron aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Vitisë kjo do të aplikohet atëherë kur do të paraqitet nevoja për një gjë të tillë.

Vitia ka shtuar e ky virus do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.

“Kemi parë se në disa vende përkundër vaksinimt masiv të qytetarëve, efekti mbrojtës i vaksinave duket se është diku 7-8 muaj, kështu që tashmë si qeveri jemi bërë gati për të negociuar dhe siguruar edhe dozën e tretë që ta kemi me kohë të gatshme nëse paraqitet nevoja”, është shprehur ai ndër të tjera.

Situata në vendin tonë me koronavirusin është shumë e rëndë, në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 18 persona, ndërsa rreth 2 mijë qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Spitalet janë stërmbushur me pacientë që po trajtohen nga ky virus, ndërsa bëhet fjalë për mbi 25 mijë raste aktive në vend. /Gazeta Sinjali/