image Vitia: Numri i hospitalizimeve dhe i vdekjeve vlerësojnë menaxhimin e pandemisë

Shëndetësi

Vitia: Numri i hospitalizimeve dhe i vdekjeve vlerësojnë menaxhimin e pandemisë

news image

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se numri i hospitalizimeve dhe numri i vdekjeve janë dy parametra që tregojnë për menaxhimin e pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Janë vetëm dy parametra që tregojnë nëse është menaxhuar pandemia mirë ose jo, që janë numri i hospitalizimeve dhe numri i vdekjeve. Unë në kohën sa është menaxhuar, kjo mund të them me përgjegjësi të plotë se këto dy parametra kanë qenë në kufijtë më të mirë që kemi mundur në kushte të tilla t’i menaxhojmë”, tha Vitia.

Ai tha se ky lloj i menaxhimit nuk ka qenë vetëm në Kosovë dhe se masa të tilla parandaluese ndaj COVID-19 janë marrë kudo në Evropë dhe në botë.

“Një nga problemet kyçe që kemi pas në menaxhimin e pandemisë ka qenë mungesa e saktë dhe konform rregullave të BE-së e infrastrukturës ligjore, që e ka veshtirësuar jo vetëm punën time dhe punën e kabinetit por fatkeqësisht edhe punën e te gjithë akterëve tjerë që kanë punuar ditë e natë në kohë pandemie, profesionistët shëndetësorë, policët, inspektorët dhe gjithë tjerët”, tha ish-ministri i Shëndetësisë, Vitia.

Tutje, ai ka shtuar se të gjitha masat që i kanë marrë kanë qenë të analizuara mirë. /Gazeta Sinjali/