image Vitia nuk i është përgjigjur ende ftesës së Ramës për t'u bërë drejtor i Shëndetësisë

Politikë

Vitia nuk i është përgjigjur ende ftesës së Ramës për t’u bërë drejtor i Shëndetësisë

news image

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur ende ftesës së kryetarit të ri të kryeqytetit, Përparim Rama, për të marrë postin e drejtorit të Shëndetësisë.

Kështu ka bërë të ditur Rama në Radio Klan Kosova FM.

Rama gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se oferta që ia kishte bërë Vitisë gjatë fushatës elektorale për drejtor të Shëndetësisë, ka qenë e sinqertë.

Madje, ai tha se ka kërkuar takim me Vitinë pikërisht për këtë çështje./GazetaSinjali/