image Vitia bënte apel të mos pranohen vizita në shtëpi, babai i të infektuarve në Fushë Kosovë: Kam qenë në vizitë te motra

Kosovë

Pandemia/ Vitia bënte apel të mos pranohen vizita në shtëpi, babai i të infektuarve në Fushë Kosovë: Kam qenë në vizitë te motra

news image

IKSHPK konfirmoi mbrëmë 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, prej tyre tri në Fushë Kosovë.

Babai i dy fëmijëve të infektuar kishte pranuar se ka qenë në vizitë te motra e tij e infektuar në Prishtinë, veprim ky që bie ndesh me kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë për kujdes nga përhapja e pandemisë.

Ai ka rrëfyer se kishte qenë për vizitë tek motra, por që vetë kishte rezultuar negativ.

““Para dy javëve kam qenë në vizitë tek motra. Unë kam dalë negativ. Djemtë pozitiv. Djemtë nuk kanë pasur kontakt me ata”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Në anën tjetër që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vazhdimisht ka bërë apel të mos pranohen vizita në shtëpi.

““Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi”. Ky apel u përsërit edhe disa herë nga mjekë e infektologë në Kosovë.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 106./Gazeta Sinjali/