image Vitia: Klinika Infektive do të shërbej vetëm për rastet me koronavirus

Kosovë

Deklaratë/ Vitia: Klinika Infektive do të shërbej vetëm për rastet me koronavirus

news image

Ministri i Shëndetësi, Arben Vitia ka bërë të ditur se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka vendosur që në Klinika Infektive të shërbej vetëm për rastet e koronavirusit.

Vitia këtë e ka thënë në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

“SHSKUK ka shndërruar Klinikën Infektive tashmë në klinikë që do të shërbej vetëm për rastet e koronavirusit. Derisa, kapacitetet do të përforcohen edhe përmes lirimit të hapësirave  të disa klinikave të tjera si: Klinika Pulmologjisë dhe Dermatovenerologjisë dhe pacientët e pulmos do të transferohen në Klinikën e Alergologjisë”, ka thënë Vitia.

Në Kosovë aktualisht numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 17./Gazeta Sinjali/