image Vitia kërkon që 10 milionë eurot e ndara për koronavirus të shpërndahen sa më shpejt

Kosovë

Shëndetësi/ Vitia kërkon që 10 milionë eurot e ndara për koronavirus të shpërndahen sa më shpejt

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që sa më shpejt të bëhet shpërndarja e 10 milionë eurove të ndara ditë më parë, për parandalimin e pandemisë koronavirus.

Po ashtu, Vitia propozoi që të rritet numri i anëtarëve të këtij komisioni në mënyrë që, siç tha ai, të rritet koordinimi, mobilizimi, si dhe pesha e këtij komisioni.

Vitia propozoi që në këtë komiosion të futet edhe ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesi nga qendra e situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, përfaqësuesi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe një përfaqësues nga Klinika Infektive./Gazeta Sinjali/