image Vitia flet për aferën me çmime të larta të barnave

Shëndetësi

Vitia flet për aferën me çmime të larta të barnave

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media foli edhe për çmimet e larta të barnave që Ministria ku ai udhëheq ka paguar gjatë kohës së pandemisë.

Vitia, ka konfirmuar shkrimet dhe raportimet e mediave për blerje të barnave me çmime të larta.

Megjithatë, ai ka thënë se këto gjetje ishin për vitin 2019. Ndërkohë, ka pasur raportime se blerje të barnave me çmime të larta ishin bërë edhe në kohë pandemie.

Ai tha se është i njoftuar që tenderët e Ministrisë që ka drejtuar tanimë kanë shkuar në Prokurori dhe do të hetohen.

Ministri Vitia duke justifikuar çmimet e larta të barnave që i kanë blerë, fajin ua hodhi operatorëve ekonomik në treg./ Gazeta Sinjali/