image Vitia flet pasi Prokuroria nisi hetimet ndaj tij për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë

Kosovë

Vitia flet pasi Prokuroria nisi hetimet ndaj tij për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për herë të parë pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj tij lidhur me tenderët e dyshimtë të dhënë gjatë pandemisë, raporton Gazeta Sinjali.

Vitia ka mohuar se kjo prokurori ka nisur hetimet ndaj tij.

“Unë nuk jam duke u hetuar nga Prokuroria”, tha Vita, duke shtuar se organi i akuzës po i heton tenderët që vetë ai i ka dërguar atje.

“Prokuroria po merret me hetimin e procedurave të prokurimit të të gjithë tenderëve që unë i kam dërguar për hetimin në Krimet Ekonomike, Autoritetin e Konkurrencës dhe Prokurorinë e Shtetit”, deklaroi ai.

“Të gjithë tenderët në  të cilët kam menduar se është keqpërdorur detyra zyrtare i kam dërguar dokumentet për hetimin e tyre në maj vitit 2020 sa isha vet ministër” shtoi Vitia.

Gazeta Sinjali raportoi dje se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit Vitia lidhur me shkeljet e procedurave të prokurimit publik gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve”, ka thënë Ulaj, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse Vitia është intervistuar për këtë çështje. /Gazeta Sinjali/