image Vitia: Çdo muaj do të vaksinohen nga 320 mijë qytetarë

Shëndetësi

Vitia: Çdo muaj do të vaksinohen nga 320 mijë qytetarë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media me rastin e fillimit të procesit të vaksinimit masiv, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe janë siguruar vaksinat e nevojshme për këtë proces, shkruan Gazeta Sinjali.

Vitia ka njoftuar se deri në fund të këtij muaji pritet të arrijë kontingjenti i vaksinave nga kontrata me Pfizer.

“Tani kemi një numër të konsiderueshëm të vaksinave në dispozicion, deri në fund të këtij muaji do të vijnë vaksinat nga kontrata me Pfizer”, ka treguar Vitia.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit, ministria, në bashkëpunim me komunat, ka krijuar hapësira të reja për vaksinim; ka shtuar kapacitetet humane duke organizuar 279 ekipe të vaksinimit në nivel vendi; ka ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim që procesi i vaksinimit në masë të fillojë dhe qytetarët të vaksinohen sipas kategorive të përcaktuara në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19 dhe kategorive të përcaktuara në tre fazat e këtij plani”, ka thënë Vitia.

Vitia thotë se çdo muaj vaksinën do ta marrin nga 320 mijë qytetarë.

Aktualisht, janë duke u vaksinuar kategoria e personave mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, pa dallim moshe./Gazeta Sinjali/