image Vitia: 99.3 % e mostrave të dërguara jashtë vendit janë pozitive me variantin Delta

Shëndetësi

Vitia: 99.3 % e mostrave të dërguara jashtë vendit janë pozitive me variantin Delta

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thirri sot në takim emergjent krerët e institucioneve shëndetësore dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus shënoi një rritje alarmante, raporton Gazeta Sinjali.

Pas këtij takimi, Vitia doli në një konferencë për media.

Para gazetarëve, i pari i Shëndetësisë tha se nga 173 mostra të testuara jashtë vendit, 171 apo 99.3 për qind prej tyre, kanë rezultuar pozitive me variantin Delta të koronavirusit.

Vitia tha se nesër do t’ia propozojë Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese.

“Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme me masa të reja, për t’i dhënë prioritet absolut shëndetit tonë. Ne qysh nesër do t’i propozojmë Qeverisë për disa masa kufizuese: Do të propozojmë të reduktohet orari i gastronomisë, mbyllja e klubeve për një kohë dhe për kufizimeve për dasmat. Shpërndarja më e madhe e virusit është që po vjen nga grumbullimet e mëdha në hapësirat e mbyllura dhe mos respektimi i masave”, tha ai.

Ministri tha se shumica e rasteve të reja me COVID-19 janë qytetarë të cilët nuk janë vaksinuar. Nga QKUK tha se kanë marrë raportin se personat e vaksinuar e kanë kaluar më lehtë dhe më shpejt koronavirusin.

Vitia tha se do të kërkojnë inspektim të rreptë të këtyre masave, sepse tha se nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se t’i respektojmë ato.

Masat e reja do të vlejnë deri më 1 shtator./Gazeta Sinjali/