image Viti: Dehet dhe gjuan me armë zjarri në një lokal

Siguri

Viti: Dehet dhe gjuan me armë zjarri në një lokal

news image

Policia e Kosovës ka raportuar se një person nën ndikimin e alkoolit ka shtënë me armë zjarri brenda lokalit ku ndodhej, mëngjesin e djeshëm rreth orës 01:55, shkruan Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja të armës. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë me një karikator dhe me 15 fishekë janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/