image A rrezikohet Kosova nga varianti Delta i koronavirusit, flet Vishaj

Shëndetësi

A rrezikohet Kosova nga varianti Delta i koronavirusit, flet Vishaj

news image

Vaksinimi po shihet si e vetmja mënyrë për parandalimin e një vale të re të vështirë të këtij virusi.

Megjithëse numri i të infektuarve me COVID-19 ka rënë, në bazë të përvojës së shteteve të tjera, mjekët parashohin se në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, në Kosovë do të dominojë varianti Delta i koronavirusit.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se edhe Kosova mund të preket nga vala e re e infektimit me COVID-19.

“Edhe Kosova sikur edhe tërë rruzulli tokësorë është e afektuar nga mundësitë e paraqitjes së valëve të reja me infeksion me COVID-19. Mirëpo mjeti më i suksesshëm, më i saktë dhe i domosdoshëm është vaksinimi”, u shpreh Vishaj.

Vishaj shtoi se, “Ndonëse fillimi i korrikut është duke shkuar në mënyrë të qetë, kjo nuk guxon assesi neve të na jep komoditetin dhe të mendojmë se është larguar rreziku”, theksoi Vishaj.

U.D i Drejtorit të Klinikës Infektive tha se “ne duhet të përgatitemi sikurse vala po vjen tash menjëherë”.

“E përgatitja jonë është përdorimi i vaksinës, të vaksinohet popullata sa më shpjet që është e mundur”, bëri thirrje Vishaj.

Në anën tjetër, internisti Driton Vela ka thënë se vala e re mund të parandalohet me vaksinim më masiv se që është duke u bërë tani.

“Diku rreth 19 për qind e popullatës së rritur është e vaksinuar me një dozë, që është solide por e pamjaftueshme për tu mbrojtur nga varianti Delta, prandaj qytetarët duhet të vaksinohen sa më shumë”, u shpreh Vela për RTV 21.

Vela shtoi se, “qytetarët duhet ta shfrytëzojnë rastin për tu vaksinuar, sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që ta krijojmë të ashtuquajturin mur kundër variantit Delta”.

Ai tha se nëse merren për bazë përvoja nga shtetet tjera, në Kosovë mund të presim që në fund të gushtit ose fillim të shtatorit të dominojë varianti Delta i COVID-19.

Të dy ata vlerësojnë se varianti Delta. /Gazeta Sinjali/