image A po trajtohen të helmuarit e Trudës në infektivë, flet Vishaj - Sinjali

A po trajtohen të helmuarit e Trudës në infektivë, flet Vishaj

news image

85 persona janë helmuar nga ushqimi në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Asnjë nga këta pacientë nuk është duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali Arben Vishaj, ushtrues i detyrës i drejtorit të Klinikës Infektive.

“Në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacientë që po trajtohen nga helmimi në Trudë. Hapësira jonë është e gjitha hapësirë që trajton pacientët me COVID-19″, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin