image Virusi misterioz në Kinë u merr jetën tre personave, shkon mbi 130 numri i të infektuarve

Botë

Botë/ Virusi misterioz në Kinë u merr jetën tre personave, shkon mbi 130 numri i të infektuarve

news image

Një virus vdekjeprurës deri më tani në Kinë ka vrarë tre pacientë dhe ka infektuar qindra qytetarë.

Nga ky virus janë infektuar 149 persona dhe kanë mbetur të izoluar 130 pacientë në qytetin e Vuhanit, aty edhe ku shpërtheu epidemia vdekjeprurëse.

Kjo epidemi është shfaqur me pneumoni, kollë, të ftohtë dhe vështirësi në frymëmarrje. Mendohet të jetë ngjitur nga kafshët e egra dhe ato të detit të tregtuara në qytet, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga analizat gjenetike është parë se virusi i ri i ngjason sindromit akut të frymëmarrjes i njohur si SARS, i cili në fillim të vitit 2000, në Kinë ka infektuar mbi 8 mijë persona dhe 770 prej tyre kanë vdekur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka udhëzuar banorët e vendeve aziatike të shmangin kontaktet e pambrojtura me kafshët, të mos konsumojnë mishra të papjekur apo vezë të paziera mirë, dhe të evitojnë takimet me çdo person që shfaq simptoma të ngjashme me ato të gripit, kjo për të shkak të dyshimeve se epidemia ka origjinë shtazore./Gazeta Sinjali/