Virologia botërore, Shi Zhengli, e cila është njohur si gruaja lakuriqe pasi që prej vitësh merret me studimin e lakuriqëve është shkencëtarja që me 30 dhjetor të vitit të kaluar izoloi kodin gjenetik të koronavirusit.
Identifikimi i simpotmave të koronavirusit si “mungesa e frymëmarrjes” , paralajmëruan OBSH se infeksioni vetëm kishte filluar të përhapet.
Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kanë zbuluar se një nga shpellat në Kinë konsiderohej si burimi i infeksionit, apo epiqendra e SARS-it, ku edhe paraqiste rrezik shumë të madh sepse brenda asaj shpelle kishte miliona lakuriqë dhe gjasa që virusi të shfaqte mutacion ishin shumë mëdha.
Për dy muaj 56-vjeçarja, mezi u largua nga laboratori i saj ndërsa punonte 24 orë për të zbuluar gjithçka të mundshme në lidhje me virusin e ri, ku edhe ka shtuar se pandemi të tilla vdekjeprurëse do të ketë edhe në të ardhmen./Gazeta Sinjali/