image "Për 20 minuta punë, gypat e ngrohjeve në QKUK në gjendje të mjerueshme tash e disa vjet" (VIDEO) - Sinjali

“Për 20 minuta punë, gypat e ngrohjeve në QKUK në gjendje të mjerueshme tash e disa vjet” (VIDEO)

news image

Kushtet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë mjaft të vështira, ndonëse aty kryhen shumë shërbime shëndetësore. Për mirëmbajtjen e hapësirave të tyre ankesa ka pasur edhe nga pacientët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku një sinjalizues është ankuar për gjendjen e gypave në afërsi të Klinikes së Onkologjisë në QKUK.

Ai ka deklaruar se rrjedhje e nxehjeve dhe tharja e lavanderisë është në këtë gjendje është tash e disa kohë, e ku sipas tij rrjedh ujë i nxehtë.

Ai thotë se nevojiten vetëm 20 minuta kohë për ta rregulluar.

“Në QKUK rrjedhja e nxemjeve dhe tharja e lavanderisë në QKUK rrjedh ujë të nxehtë tash e disa vite, nevojiten vetëm 20 minuta pune për ta rregullu”, tha ai.

Në pamjet që sinjalizuesi i ka dërguar, shihet se si rrjedh uji pa ndalur nga gypat.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin