image Ministri Latifi për Bajram viziton pacientët në SHSKUK, falënderon mjekët për punën - Sinjali

Ministri Latifi për Bajram viziton pacientët në SHSKUK, falënderon mjekët për punën

news image

Në ditën e Festës së Fitër Bajramit, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka qëndruar në QKUK.

Ai së bashku me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqin kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë.

Siç njofton komunikata, Latifi ka falënderuar personelin shëndetësor dhe atë mbështetës për punën që po bëjnë dhe angazhimin e tyre për t’u ofruar qytetarëve shërbime shëndetësore.

“Gjatë kësaj vizite, Ministri ka bashkëbiseduar edhe me pacientë që po marrin shërbime në klinikat e QKUK-së dhe familjarët e tyre”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin