image “Viral” në TikTok/ Bukuroshet ukrainase gati të lënë jetën për atdhe, me veshje ushtarake deklarohen për luftë

Botë

“Viral” në TikTok/ Bukuroshet ukrainase gati të lënë jetën për atdhe, me veshje ushtarake deklarohen për luftë

news image

Janë bërë virale, imazhet dhe videot e ushtarakëve ukrainas që qarkullojnë në internet , duke ndarë pamjet e jetës së tyre të përditshme në ushtri në platformat e mediave sociale.

 Ato flasin në mënyrë prekëse për atdheun e tyre, të cilin thonë se do ta mbrojnë deri në vdekje nëse duhet. Bukuroshet urkainase ndajnë me ndjekësit momente nga kampi dhe stërvitjet e vështira por edhe nga jeta e tyre personale. 

Është tipike që ata marrin pjesë së bashku me kolegët e tyre meshkuj në trajnime duke treguar patriotizmin e tyre në çdo rast.

Në të njëjtën kohë, shumica e të rinjve së bashku me veshjet strikte ushtarake marrin pjesë në të ashtuquajturat trende TikTok me kërcime dhe video. 

Të rejat shprehin dashurinë e tyre për vendin e tyre, duke veshur gjithmonë uniformat, raporton abcnews.

Me rritjen e tensioneve në kufirin Ukrainë-Rusi, Kievi ka vendosur të zgjasë shërbimin e tij ushtarak për të përfshirë gratë nga mosha 18 deri në 60 vjeç. 

Në dhjetor të 2021, Ministria e Mbrojtjes u kërkoi grave të merrnin pjesë në stërvitje në rast të një lufte të madhe dhe të përhapur. 

Siç theksoi në një intervistë të fundit deputetja ukrainase Oleksandra Ustinova, vendimi i ministrisë i dërgon gjithashtu një mesazh të qartë Moskës se ukrainasit janë të gatshëm për një përgjigje të fortë dhe do t’i rezistojnë me të gjitha forcat sfidave të palës ruse.

/GazetaSinjali/