image Von Cramon - Serbisë: Dënojeni invazionin rus, koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar
[wp-story id="814678"]

Botë

Von Cramon – Serbisë: Dënojeni invazionin rus, koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar

news image

Eurodeputetja Viola von Cramon, ka thënë se ka përfunduar koha që Serbia të jetë edhe me BE-në edhe me Rusinë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tha se është koha e fundit që presidenti Vuçiq të dënojë agresionin rus në Ukrainë.

Është koha e fundit për Qeverinë e Serbisë dhe Presidentin e Serbisë që publikisht ta dënojnë invazionin rus në Ukrainë. Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar. Mos-animi me tërë Evropën në këtë çështje do ta vendosë Serbinë në vet-izolim”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/