image Viola von Cramon: Jemi krah Kosovës për garantimin e shtetësisë së saj
[wp-story id="814678"]

Politikë

Viola von Cramon: Jemi krah Kosovës për garantimin e shtetësisë së saj

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, para Parlamentit Evropian sot ka thënë se Kosova do të ketë mbështetjen e plotë dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë në çdo aspekt, përfshirë edhe ruajtjen e shtetësisë së Kosovës.

Për “non-papers” ajo tha se s’duhet kushtuar vëmendje meqë, sipas saj, janë për të përhapur frikë te qytetarët e Kosovës.

“Është mirë që jeni mirëpritur nga të gjitha institucionet e BE-së. Sigurisht që ka pritje të mëdha nga kryeministri i Kosovës që do ta mbështesni aktivisht dialogun që do lehtësohet nga Miroslav Lajçak. E di që ka një lloj ngurrimi apo rezervimi nga ana juaj dhe kjo mund të jetë e kuptueshme, por duam t’iu ofrojmë mbështetje në pjesëmarrje në këtë dialog politik për aq sa mundemi”, u shpreh von Cramon.

Von Cramon tha se “jemi të gatshëm t’iu mbështesim në çdo gjë që iu duhet dhe qëndrojmë në krahun e Kosovës për garantimin e shtetësisë së saj”.

“Nuk iu kushtojmë aq shumë vëmendje këtyre “non-papers”. E dimë se çka ka prapa tyre për të përhapur frikën dhe për të provokuar”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/