image Von Cramon i reagon ashpër Serbisë: Presim ta dënoni luftën brutale të Rusisë

Evropë

Von Cramon i reagon ashpër Serbisë: Presim ta dënoni luftën brutale të Rusisë

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se minimumi çfarë kërkon nga Serbia është që ta dënojë luftën brutale ruse që ka nisur në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së.

Këtë e bëri nëpërmjet një postimi në Twitter.

Viola von Cramon thotë se dezinformatat po fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe.

Fushatat e dezinformimit nga Rusia fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe. Si një kandidat për BE, pres që udhëheqja në Serbi të dënojë luftën brutale të Rusisë në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ky është minimumi që ne kërkojmë”, shkruan ajo.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka rishpërndarë postimin e Petrit Selimit, i cili shkruan se këtë të diel, gazeta serbe “Novosti”, “në pronësi të qeverisë së Serbisë, ka një ballinë të neveritshme duke pretenduar se forcat e Ukrainës po vrasin njerëzit e tyre në Mariupol”.

/GazetaSinjali/