Sulmuesi brazilian i Real Madrid-it, Vinicius Junior nuk do të transferohet në Manchester United, pasi që flitej se këta të fundit janë të interesuar për të.
“Goal” raporton se Vinicius nuk i është ofruar United.
Vinicius është një nga lojtarët e preferuar të presidentit, Florentino Perez, dhe po ashtu vlerësohet lartë nga stafi dhe trajnerët.
Pavarësisht thashethemeve për transferimin e tij, 21-vjeçari pritet të luajë edhe për një periudhe me skuadrën madrilene.
Ai u transferua në Madrid në vitin 2018 nga Flamengo dhe gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar tetë gola në 82 paraqitje. /Gazeta Sinjali Sporti/