image Vinçi e zë për vdekje 35-vjeçarin në vendin e punës

Rajon

Tragjike/ Vinçi e zë për vdekje 35-vjeçarin në vendin e punës

news image

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, rreth orës 12:17 pasi vinçi ka zënë poshtë një punëtor ndërtimi në kantier, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të agjensisë së autobusëve, por ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan aksidentin fatal. Mësohet se punëtori i aksidentuar është Elvis Josifi dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se është duke vijuar hetimet.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.