image Viktima dhe përmbytje pas shirave të rrëmbyeshëm në Itali

Evropë

Viktima dhe përmbytje pas shirave të rrëmbyeshëm në Itali

news image

Zjarrfikësit italianë shpëtuan 25 persona të bllokuar në makinat e tyre pranë kufirit të vendit me Francën, ndërsa shiu i madh dhe përmbytjet shkaktuan dy të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur.

Një stuhi që goditi Francën Juglindore dhe më pas u zhvendos në Italinë Veriore shkatërroi urat, bllokoi rrugët dhe izoloi komunitetet. Rajoni i Piemontes në Itali u prek nga shira që nuk ishin parë që nga viti 1958 dhe ndërsa zonat e Francës pësuan ndërprerje të energjisë.

Një ekip italian i shpëtimit përdori një helikopter për të shpëtuar të bllokuarit pranë qytetit francez Vievola, i cili përfshinte një grua dhe dy nipërit e saj. Tetë persona të tjerë u shpëtuan pasi ata u ngjitën nga qafa e malit në një tunel i cili u arrit duke përdorur një buldozer.

“Njëzet e dy persona të shpallur të zhdukur nga Italia pas stuhive që goditën veriperëndimin e vendit u gjetën pranë Col de Tende, në Francë dhe ishin evakuar me helikopter”, njoftoi Mbrojtja civile italiane, raporton Euronews, transmeton Gazeta Sinjali.

“21 të zhdukur u gjetën në Vievola dhe kanë filluar të evakuohen me helikopter drejt Limone, në Itali”, theksoi Mara Anastasia, zëdhënëse e Mbrotjes Civile.

Bilanci i stuhive në Itali është tashmë një i zhdukur dhe dy të vdekur, një zjarrfikës 53 vjeç, i cili humbi jetën gjatë ndërhyrjes në Val d’Aoste dhe një person tjetër 36 vjeç, makina e të cilit ra në lumin Sesia, në Piemont./Gazeta Sinjali/